Translator: Altina Korça Reviewer: Erona Mjekiqi Çfarë po ndodh me ne njerëzit e bardhë? (Të qeshura) E kam menduar shumë këtë gjë vitet e fundit dhe e di që nuk jam i vetmi Shikoni, e kuptoj njerëzit me ngjyrë kanë shekuj duke e bërë këtë pyetje Por mendoj që një numër në rritje i njerëzve të bardhë po e bëjnë poashtu, duke marrë parasysh çfarë po ndodhë në vendin tonë. Dhe vini re unë thashë ''Çfarë po ndodh me ne njerëzit e bardhë?'' sepse në këtë moment, nuk jam duke folur për ata njerëzit e bardhë, ata me kryçet e thyera dhe me kapele e me pishtarë. Ata jenë një problem dhe një kërcënim. Janë përgjegjës për shumicën e terrorizmit në vendin tonë siç ju në Charlottesville e dini më mirë se shumica. Por unë po flas për diçka më të madhe dhe më të përhapur. Unë jam duke folur për të gjithë ne njerëzit e bardhë hapur dhe qartë. Dhe ndoshta, sidomos, njerëzit sikur unë, i vetë-pëshkruar si progresiv, s'dua të jem racist. Njerëzit e bardhë të mirë. (Të qeshura) Ndonjë njeri i mirë i bardhë në sallë? (Të qeshura) Jam rritur të jem ai lloj njeriu. Isha fëmijë i vogël në të 60-tat dhe 70-tat dhe për të ju dhënë një përshtypje të prindërve të mi: sondazhet aktuale të opinionit publik në atë kohë treguan që vetëm një pakicë e vogël, e rreth 20 përqind të amerikanëve të bardhë pranuan dhe mbështetën Martin Luther King dhe punën e tij me lëvizjen e të drejtave të njeriut gjersa Dr.King ishte akoma gjallë. Jam krenar të them, që prindërit e mi bënin pjesë në atë grup Raca ishte temë e folur në shtëpinë tonë Dhe kur shfaqjet që kishin të bëjnë me racën dilnin në televizion, na ulnin neve fëmijëve para televizionit dhe siguroheshin që ishim duke shikuar filmat e Sidney Poitier, ''Roots''... Mesazhi ishte i lartë dhe i qartë, dhe unë e kuptova: racizmi është gabim; racistët janë njerëz të këqinj. Në të njejtën kohë, ne jetonim në një vend me shumë njerëz të bardhë në Minnesota. Dhe do të flas vetëm për vete, mendoj që më ka lejuar të besoj se ata racistët e bardhë në ekranin e TV po transmetoheshin nga ndonjë vend tjetër. Nuk ishte për ne, me të vërtetë. Unë nuk ndihesha i implikuar Tani, do të thoja, që jam akoma duke e marrë veten nga ajo përshtypje e parë. U futa në gazetari një pjesë sepse më interesonin gjërat si barazia dhe drejtësia. Për një kohë të gjatë, racizmi ishte një enigmë për mua. Pse është akoma në mesin tonë kur është shumë e qartë që është gabim? Pse kjo forcë kaq e vazhdueshme? Ndoshta isha në mëdyshje sepse akoma nuk isha duke shikuar në vendin e duhur ose duke pyetur pyetjet e duhura. A e keni vënë re që kur njerëzit në mediat tona kryesisht të bardha raprtojnë në ato që konsiderojnë të jenë probleme racore, çfarë ne konsiderojmë të jenë probleme racore, çfarë ajo zakonisht do të thotë është që ne po drejtojmë kamerat dhe mikrofonat tonë dhe vështrimin tonë tek njerëzit me ngjyrë, duke bërë pyetje si, Si janë njerëzit e me ngjyrë të zezë ose amerikanët vendas, latino ose Aziatiko-Amerikanët, si janë duke kaluar?'' në një komunitet ose në lidhje me disa çështje ekonominë, edukimin. Unë kam bërë pjesën time te atij lloji të gazetarisë përgjatë shumë viteve. Por pastaj George Zimmerman vrau Trayvon Martin, u ndoq nga një varg i pandalur i të shtënave nga policët e profilit të lartë drejt njerëzve të zinj të paarmatosur ngritja e lëvizjes Black Lives Matter, Dylann Roof dhe masakra e Charleston, #OscarsSoWhite -- të gjitha incidentet nga jeta e përditshme Amerikane këto incidente haptazi raciste që ne tani mund ti shohim sepse po kapen në telefonat e mençur dhe po dërgohen nëpër internet. Dhe nën këto incidente të dukshme, këtyre informatave kokëforta, studimet tregojnë racizmin sistemik në çdo institucion që kemi: ndarja e shtëpive, diskriminimi në punë, pabarazitë racionalisht të thella në shkollat tona dhe sistemin e drejtësisë penale. Dhe ajo që vërtetë më bëri të shoh dhe e di që nuk jam i vetëm në këtë: ngritja e Donad Trump dhe zbulimi që një shumicë e madhe e amerikanëve të bardhë do e përvetësonin ose të paktën pranonin ky lloj i tillë i papërpunuar, i hidhur i politikës së identitetit të bardhë. Kjo ishte e gjitha shqetësuese për mua si qenie njerëzore Si gazetar, e gjeta veten duke e kthyer lenten përreth, duke menduar, ''Wow, njerëzit e bardhë janë historia. E bardha është një histori.'' Dhe gjithashtu duke menduar, ''A mund ta bëjë këtë? Si do të tingëllonte një seri e progameve në radio për bardhësinë? (Të qeshura) "Dhe oh, si dhe - kjo mund të bëhet e pakëndshme ". nuk kisha parë pothuajse asnjë gazetari që shikonte thellë në bardhësinë, por, patjetër, njerëzit me ngjyrë dhe sidomos intelektualët e zinj kanë bërë kritika të mprehta të kulturës supremaciste të bardhë me shekuj dhe e dija që në dy apo tre dekadat e fundit studiuesit kishin bërë punë interesante duke parë racën përmes kornizës së bardhësisë, çfarë është, si e morrëm atë, si funksionon në botë. Fillova të lexoj, dhe ju kërkova ndihmë disa ekspertëve udhëheqës në temën dhe historinë e racës. Një nga pyetjet e para që më bënë ishte, ''Prej nga të qenit person i bardhë erdhi si idea në rradhë të parë?'' Shkenca është e qartë. Ne jemi një racë njerëzore. Të gjithë jemi të lidhur të gjithë rrjedhim nga një paraardhës i përbashkët në Afrikë. Disa njerëz u larguan nga Afrika në vende më të ftohta dhe të errëta dhe humbën shumë nga melanina e tyre, disa nga ne më shumë se tjerët (Të qeshura) Por gjenetikisht, ne jemi të gjithë 99.9 përqind të njejtë. Ka më shumë diversitet gjenetik brenda atyre që ne i quajmë grupe racore sesa ka midis grupeve racore. Nuk ka gjen për të bardhën apo të zezën apo aziatiken ose çfarëdo tjetër. Atëherë, si ndodhi kjo? Si e morëm këtë gjë? Si filloi racizmi? Mendoj se po të më kishe pyetur të spekuloj për këtë, në injorancën time, disa vite më parë, Unë ndoshta do të kisha thënë, "Epo, mendoj diku prapa thellë në histori , njerëzit u ndeshën me njëri-tjetrin, dhe ata e konsideruan njëri-tjetrin të çuditshëm. 'Lëkura jote ka ngjyrë tjetër, flokët e tu janë ndryshe, ju visheni çuditshëm. Unë vetëm do shkoj përpara dhe të hidhem në përfundim se meqë je ndryshe se je disi më pak se unë, dhe ndoshta kjo e bën atë në rregull që unë të të keqtrajtoj ". Apo jo? A është kjo si diçka çfarë imagjinojmë apo supozojmë? Dhe nën atë lloj skenari, e gjitha është një keqkuptim i madh, tragjik. Por duket se është e gabuar. Së pari, raca është një shpikje e kohëve të fundit. është vetëm disa qindra vjeç e vjetër. Para saj, po, njerëzit e ndanë veten e tyre nga feja, grupi fisnor, gjuha, gjëra të tilla. Por për shumicën e historisë njerëzore, njerëzit nuk kishin asnjë nocion të racës. Në Greqinë e Lashtë, për shembull - dhe këtë e mësova nga historiani Nell Irvin Painter - grekët menduan se ishin më të mirë sesa njerëzit e tjerë të cilët njihnin, por jo për shkak të ndonjë ideje se ata ishin natyrshëm superiorë. Ata thjesht menduan se kishin zhvilluar kulturën më të përparuar. Kështu që ata shikuan përreth Etiopianëve, por edhe persët dhe keltët, dhe ata thanë: "Ata janë të gjithë barbarikë në krahasim me ne. Nga ana kulturore, ata thjesht nuk janë grekë ". Dhe po, në botën antike, kishte shumë skllavëri, por njerëzit i robëruan njerëzit që nuk dukeshin si ta, dhe ata shpesh skllavëronin njerëz që dukeshin. A e dini se fjala angleze "slave" rrjedh nga fjala "Sllav"? Sepse njerëzit sllavë ishin skllavëruar nga të gjitha llojet e njerëzve, përfshirë evropianët perëndimorë, per shekuj. Skllavëria nuk kishte të bënte as me racë, sepse askush se kishte menduar racën akoma. Po kush e bëri? I'a shtrova atë pyetje një historiani tjetër kryesor, Ibram Kendi. Nuk e prisja që ai do t’i përgjigjej asaj pyetje në formën e emrit të një personi dhe një date, sikur po flisnim rreth llambës. (Të qeshura) Por ai e bëri. (Të qeshura) Ai tha, në hulumtimin e tij të lodhshëm, ai gjeti atë që besonte të ishte artikulimi i parë i ideve raciste. Dhe ai e quajti fajtorin. Ky njeri duhet të jetë më i famshëm, ose famëkeq. Emri i tij është Gomes de Zurara. Burrë portugez. Shkroi një libër në vitet 1450 në të cilën ai bëri diçka që askush nuk e kishte bërë kurrë më parë, sipas Dr.Kendi. Ai ngjiti së bashku të gjithë njerëzit e Afrikës - një kontinent i gjerë, i larmishëm - dhe ai i përshkroi ata si një grup i veçantë, inferior dhe shtazarak. Duke mos pasur mendjen se në atë kohë parakoloniale disa nga kulturat më të sofistikuara në botë ishin në Afrikë. Pse do ta bënte ky njeri këtë pretendim? Rezulton se, i ndihmon për të ndjekur paratë. Para së gjithash, Zurara u punësua për të shkruar atë libër nga mbreti Portugez, dhe vetëm disa vjet më parë, tregtarët e skllevërve - ja ku po shkojmë- tregtarët e skllevërve të lidhur me kurorën Portugeze në mënyrë efektive kishte filluar tregtinë e skllevërve në Atlantik. Ata ishin evropianët e parë të lundrojnë drejt në Afrikën nën-Sahariane për të rrëmbyer dhe skllavëruar njerëzit afrikanë. Kështu që papritmas ishte vërtet e dobishme të kemi një histori për inferioritetin e njerëzve afrikanë për të justifikuar këtë tregti të re për njerëzit e tjerë, për kishën, për veten e tyre. Dhe me një vijë të një stilolapsi, Zurara i shpiku të dyja të zezën dhe bardhën, sepse ai në thelb krijoi nocioni e të qenit i zi. përmes këtij përshkrimi të afrikanëve, dhe siç thotë Dr. Kendi, e zeza nuk ka kuptim pa të bardhën. Vendet e tjera evropiane ndoqën shembullin e portugezëve për kërkim në Afrikës për pronë njerëzore dhe punë falas dhe në miratimin e këtij trillimi për inferioritetin e njerëzve afrikanë. Mua mu duk sqaruese. Racizmi nuk filloi nga një keqkuptim, filloi me një gënjeshtër. Ndërkohë, këtu në Amerikën koloniale, njerëzit që tani e quajnë veten të bardhë ishin të zënë duke marrë këto ide raciste dhe duke i kthyer ato në ligj, ligje që zhveshën të gjitha të drejtat e njeriut nga njerëzit që i quanin të zinj dhe mbylljen e tyre në veçanti në markën tonë të egër të pronës së skllavërisë, dhe ligjeve që u dhanë përfitime edhe njerëzve të bardhë më të varfër, përfitime jo të mëdha në aspektin material por e drejta për të mos qenë të skllavëruar përjetë, të drejtën për të mos pasur të dashurit tuaj marrë nga krahët e juaj dhe shitur, dhe ndonjëherë të mira të vërteta. Shpërndarjet e tokës falas në vende si Virxhinia vetëm për njerëzit e bardhë filluar shumë më parë se Revolucioni Amerikan dhe vazhduar shumë më vonë. Tani, mund ta imagjinoj do të kishte njerëz që më dëgjonin - nëse ata janë ende duke dëgjuar që mund të mendojnë "Eja, kjo është e gjitha histori e lashtë. Pse ka rëndësi kjo? Gjërat kanë ndryshuar. A nuk mundemi thjesht ta kapërcejmë atë dhe të vazhdojmë tutje? " Apo jo? Por unë do të argumentoja, për mua sigurisht, duke mësuar këtë histori ka sjellë një zhvendosje të vërtetë në mënyrën se si unë e kuptoj racizmin sot. Për të rishikuar, dy gjëra të shpejta për ti marrë nga sa kam thënë deri më tani një, raca nuk është një gjë biologjikisht, është një histori që disa njerëz vendosën të tregonin; dhe dy, njerëzit treguan atë histori për të justifikuar shfrytëzimin brutal të qenieve të tjera njerëzore për përfitim. Unë nuk i mësova ato dy fakte në shkollë. Unë dyshoj se shumica nuk i mësuam Nëse i keni mësuar keni pasur një mësues special. Apo jo? Por sapo të zhyten në mendjen tonë për një gjë, bëhet e qartë se racizmi nuk është kryesisht një problem i qëndrimeve, të fanatizmit individual. Jo, është një mjet. Është një mjet për të na ndarë dhe për të ngritur sistemet - sistemet ekonomike, politike dhe sociale të japin avantazhpër disa njerëz dhe disavantazh për tjerët. Është mjet për të bindur shumë njerëz të bardhë që mund të jenë duke marrë ose jo, shumë jashtë shoqërisë sonë të shtresuar për të mbështetur status quo-në. "Mund të jetë më keq. Të paktën unë jam i bardhë" Sapo kuptova origjinën e racizmit, Unë pushova së qeni i mistifikuar nga fakti se është akoma me ne. Mendoj, e dini, duke parë prapa, Kam menduar për racizmin si një lloj si për Tokën e rrafshët thjesht mendim i keq, i vjetruar që do të zbehej vetvetiu pa kaluar shumë kohë. Por jo, ky mjet i bardhësisë është ende duke bërë punën që u shpik për të bërë. Njerëz të fuqishëm shkojnë në punë çdo ditë, duke shfrytëzuar dhe përforcuar këtë armë të vjetër në sallat e pushtetit, në disa studio transmetuese mund të përmendim ... Nuk kemi nevojë të zhurmojmë nëse këta njerëy besojnë atë që po thonë nëse ata vërtetë janë racistë. Kjo nuk është ajo për të cilën bëhet fjalë. Bëhet fjalë për librat e xhepave dhe fuqinë. Më në fund, mendoj mësimi më i madh nga të gjithë - dhe më lini të flas në veçanti te njerëzit e bardhë për një minutë: sapo të kuptojmë se njerëzit të cilët duken si ne shpikën nocionin e racës në mënyrë që të përfitojnë nga vetja dhe ne, a nuk është më e lehtë për të parë që është problemi ynë për ta zgjidhur? është problem i njerëzve të bardhë. Jam i turpëruar të them që për një kohë të gjatë, Mendoja se racizmi ishte kryesisht një luftë që njerëzit me ngjyrë duhej luftuar, si njerëzit në ekranin e televizorit kur isha fëmijë. Ose, sikur të isha anash në një garë sportive, në njërën anë njerëzit me ngjyrë, nga ana tjetër ata racistë të vërtetë, Sherifi Jugor, njerëzit me kapuçë. Dhe sinqerisht po shpresoja që njerëzit me ngjyrë të fitojnë luftën. Por jo. Nuk ka anë. Jemi të gjithë së bashku. Jemi të implikuar. Dhe nëse nuk po i bashkohem luftës për të çmontuar një sistem kjo më jep përparësi, Unë jam bashkëpunëtor. Kjo nuk ka të bëjë me turpin apo fajin. Faji i bardhë nuk bën asgjë, dhe sinqerisht, nuk ndiej shumë faj. Historia nuk është faji im apo i juaji. Ajo që unë ndiej është një sens i fortë të përgjegjësisë për të bërë diçka. E gjithë kjo ka ndryshuar rrugën që mendoj dhe i qasem punës sime si tregimtar dokumentaresh dhe si mësues. Por përtej kësaj, përveç kësaj, çfarë do të thotë? Ç'do të thotë për secilin prej nesh? A do të thotë se ne mbështesim udhëheqësit që duan të shtyjnë përpara me një bisedë rreth reparacioneve? Në komunitetet tona, a po gjejmë njerëz që punojnë për të transformuar institucionet e padrejta dhe duke mbështetur atë punë? Në punën time a jam unë personi i bardhë i cili shfaqet me inat për takimin e diversitetit dhe barazisë, apo mundohem ta kuptoj si të jem bashkëpunëtor i vërtetë për kolegët të mi me ngjyrë? Më duket s kudo ku shfaqemi, duhet të shfaqemi me përulësi dhe dhembshuri dhe një gatishmëri për të ulur poshtë këtë fuqi që nuk e fituam. Besoj se edhe ne mund të përfitojmë nëse do të mund të krijonim një shoqëri që nuk është ndërtuar mbi shfrytëzimin apo shtypjen e dikujt. Por në fund të fundit ne duhet ta bëjmë këtë, ne duhet të shfaqemi, të kuptojmë se si të veprohet. Sepse është e drejtë. Faleminderit. (Duartrokitje)